Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në ceremoninë e 105-vjetorit të Tiranës kryeqytet. Në ceremoninë që u mbajt në Pallatin e Brigadave, Rama tha se janë në paradoks sepse mungon kryetari i Bashkisë.
Rama tha se Erion Veliajt iu ndërpre kontrata e bërë, nga një person që ai nuk e njeh. Ai shtoi se kush zgjedh që njeriun e zgjedhur ta marri pa gjyq dhe ta mbylli në një dhomë paraburgimi nuk është e qartë për Ramën se llogari përpara kujt jep.
“Sot jemi mbledhur për të festuar 105 vjetorin e Tiranës kryeqytet, por në të njëjtën kohë jemi në një paradoks sepse mungon Kryetari i Bashkisë i zgjedhur nga çerek milion zgjedhës për të drejtuar kryeqytetin dhe për të realizuar një kontratë të tijën dhe të forcës sonë politike me qytetarët e Tiranës.
Kontrata është ndërprerë nga dikush që unë sinqerisht dhe personalisht nuk e njoh për fytyrë dhe ndërkohë që kur zgjidhet ka një llogari të përditshme për të dhënë.
Kush zgjedh që njeriun e zgjedhur ta marri pa gjyq dhe ta mbylli në një dhomë paraburgimi nuk është e qartë për mua, se llogari përpara kujt jep, por me siguari jo përpara qytetarëve”, tha Rama.