“Pershendetje! Jam nje vajze nga Tirana 18 vjece. Une jam e lidhur me nje djale e dua dhe me do shume…por kohet e fundit une kam rene ne dashuri dhe me burrin e shoqes..ata jane te martuar kane nje vajze..une kam shkuar disa here me burrin e saj,
Madje ne dalim ne kafe bashke po ajo s’ka kuptuar gje. madje as i shkon mendja te nje gje e tille…
Une kam filluar ndjej me shumë per burrin e saj se sa per te dashurin tim…
Ai me thote se me do shume dhe do ndahet nga nusja per tu bashku me mu..por une nuk di si te veproj, pasi dhe une e dua shume ate..
Me thoni nje mendim pa ofendime … Ç’faj kam une qe ndiej per ate dhe ai per mua…ju lutem me jepni nje mendim”