Një rrjet trafiku ndërkombëtar i kokainës është goditur nga autoritet ligjzbatuese gjermane. Tetë persona, mes tyre edhe shqiptarë, janë vënë në pranga, referuar raportimeve në mediat gjermane.
Autoritet ligjzbatuese gjermane kanë arritur të shtien në dorë një sasi prej rreth 800 kg kokainë, që u trafikua nga Amerika e Jugut në Gjermani. Rezultatet e këtij hetimi të koduar “Paraguaj” u bënë të ditura këtë të hënë, raportojnë mediat gjermane.
Në dhjetor, rreth 250 kg kokainë u kapën nga autoritet ligjzbatuese gjermane në Saarland, në një fabrikë të pjekjes së bananeve në Neunkirchen. Nëse hidhej në treg, nga shitja e kokainës vlerësohet të fitoheshin rreth 50 milion euro.