Artur Zheji thotë se më deklaratat e tij për shkarkimin e Ilir Metës, Edi Rama ka bërë thirrje për luftë, duke çuar lart emocionet dhe duke zbritur arsyen.
“Ka bërë thirrje për luftë, ndaj i them ndonjëherë marshall. Ai nxit establishmentin e vet në luftë të re.
Kjo sepse duke e mbajtur të karikuar elektoratin, Rama mban në “jetë” propagandën. Ai është edhe kontravers.
Rama po godet vetëm Metën, sepse e di se PD pa një forcë që vjen nga e majta e ka të vështirë të vijë në pushtet.
Mendoj se kjo është thirrje për luftë. Rama çon lart emocionet dhe zbret arsyen.
Në Komisionin Hetimor është Murrizi, që nuk ka fituar vota në zgjedhje.
Gjithashtu është edhe baba Taku, që dikur ka qenë me LSI-në”,- tha ndër të tjera Zheji.