PD depozitoi në KAS dosjet që sipas saj, përmbajnë faktet dhe provat se përse duhet të shpallet pavlefshmëri e zgjedhjeve në 9 qarqe dhe të përsëriten ato.
Por ka qënë ish-deputeti, aktualisht kryetar i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ai që ironizon dhe i sfidon demokratët duke kerkuar që të nxjerrin provat nëse kanë dhe të mos akuzojnë në tym.
Postimi i plotë i Ndreut:
Te gjithe PD-isteve ju qenkan blere votat! Duke u vetedeklaruar me se paku si syleshe, pasi deri kur u hapen kutite nuk kishin pare asgje, jane vene ne gare te shfrenuar kush e kush me tregu histori me te trishte te gjoja manipulimeve zgjedhore!
Dhe ndersa cudisin dynjane me perralla e fantazi idiote, nuk thone qofte nje rast konkret, te nje akti te denoncuar.
Emrat ne tym pa fakte por me insinuata dhe opinione, jane shashka qe synojne te helmojne dynjane, por ska ne asnje baze ligjore dhe nuk i hyjne ne pune as dreqit!
Kane tere jeten qe bejne petulla me uje, me nje politike bojatisje per kedo qe eshte kundershtar i tyre, ndersa keto vete qenkan engjujt qe mezi po i presim🤣🤣