Momente te shfaqjes se fytyres se vertete, jo vetem te nje ishdeputeti, ishministri, ishkryeministri dhe ishpresidenti te ketyre 30 viteve, por te vete thelbit te kesaj elite politike postkomuniste, antivlere, antihumane, antishqiptare, e cila eshte vetem nje shprehje vulgariteti, shantazhi, shperdorimi te besimit dhe pervetesuese e pasurise publike.
Braktisem vlerat dhe morem te tatepjeten morale dhe ekonomike, duke perfunduar ne nivelin e Ilir Metes, nivelit më ordiner, qe mund te kete pasur ndonjehere drejtimi i nje shteti.
Turpi eshte jo vetem i tiji, por, edhe i atyre qe e serviren, suportuan dhe e mbajten ne pushtet, kete fuks ordiner, me probleme te renda psiqike dhe karakteri, pa perjashtuar edhe turpin tone, qe pranuam te biem nen nivelin e tij dhe e lejojme ate te flase ne emrin tone.
E ardhmja duhet dhe do t’i perkase se pari vetem nje alternative, asaj morale, ne perballje te plote dhe pa kompromis, me vulgaritetin 30 vjecar postkomunist.