Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç gjatë në forumin “GLOBSEC” 2024 që po zhvillohet në Pragë të Çekisë siç është takuar me dhjetëra lider të tjerë që marrin pjesë në këtë forum që nga Van Der Lyen.
Pamjet nga takimi i ka ndarë presidenca serbe në rrjetet sociale. Rama shihet teksa takon Vuçiç dhe më pas darkon i ulur në tavolinë krah tij dhe dhjetrave lider të BE-së.
Ky takim mes Ramës dhe Vuçi është në kuadër të forumit për sigurinë globale dhe tensionet mes Serbisë dhe Kosovës janë në nivelet më të larta, ndërsa marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, konsiderohen si në ditën më të keqe për shkak të lodrave prej kllouni të Albin Kurtit, i cili ka marrë një rol kriminal, atë të njeriut që do t’i vëri zjarrin Kosovës me çakmakun e tij pa gaz, ashtu dhe me euforin tij donkishoteske, duke i mbushur mendjen vetes se mund të bëhet lidër i kombit, duke ndërhyrë në punët e brëndëshme të Shqipërisë, Maqedonisë , Malit të Zi dhe shqiptarëve në Bujanovc dhe Metvegje.
Megjithëse ështe një politikan ordiner, që ka hedhur mbi shpinën e Kosovës një mori problemesh, përsëri pretendon se dikush duhet ta dëgjoi dhe dëgjuesi duhet të jetë qeveria shqiptare, e cila duhet të të mbroj sovranistin karagjoz Bini, duke bërë atë që bënë ai… armiq SHBA dhe BE që njerzit si Albini nuk i kanë as për pastrues WC-sh e jo më në drejtimin e shtetit.
Vetëm një ditë më parë, Serbia arriti një marrëveshje të rëndësishme me Francën, si nga ana ushtarake, por edhe simbolike, duke nënshkruar blerjen e 12 avionëve ushtarakë nga Franca.
Presidenti francez Emmanuel Macron lëshoi nga Beogradi mesazhe të forta ndaj Kosovës, madje duke thënë se do angazhohet personalisht për disa çështje që prekin serbët e Kosovës.
Po kështu përfaqësues të SHBA e kanë kërcënuar Binin disa herë për veprimet politike që po ndërmer, duke i kujtuar se po shkel vijën e kuqe dhe me politikat e tij delirante, po rrezikon sigurinë dhe jetën e ushtarëve të NATO-s dhe të qytetarëve të Kosovës.
Ndaj Edi Rama dhe shqiptarët nuk mund të kenë armiq pa asnjë arsye popullin serb dhe as Vuçiçin për hir të një kllouni si Albin Kurti që i ka miq dhe jaran që ushqehet me bukë serbe dhe llumin e prodhimeve të Serbisë, duke i bërë karshillik dhe sfid produkteve shqiptare. Vetëm vitin që shkoi qeveria e Binit i dha shtetit serb 265 milion euro nga importi “Made in Serbia”.
Një kujtesë për shqiptarzagarët e gjirizeve mediatike të klithmës së karagjozit Bin dhe turmës së VV kur Rama ia përplasin në mes të Beogradit kushtet e Shqipërisë për KOsovën Vuçiçit. Ishte Albin Kurti dhe gjithë lehësit rreth tij që vunë kujën, duke deklaruar se ne kemi shtetin tonë, qeverinë tonë dhe Edi Rama nuk ka pse flet për Kosovën dhe kosovarët!
Ndaj Rama do takoj çdo Vuçiç dhe gjithë qeveritarët që i shërbejnë paqes, sigurisë dhe prespektivës europiane të popullit shqiptarë. Diplomatët e gjirizeve mediatik dhe patrikotët e rrjeteve le të hanë m*t sa të duan, sepse është një mall që nuk mungon dhë blihet lirë …më shumë jepet falas.
Kosova t’i zgjidh hallet vetë dhe as mos ta mendoj se mund të përdorë si bedelë qeverinë dhe shtetin shqiptarë. Një komb dy shtete në shtëpi të ndryshme…secili për vete! /Ekskluzive.al