Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, thotë se SPAK s’është më nën ndikimin e Soros dhe sipas tij, kjo ka ndikuar edhe që Sali Berisha të niset për në Gjermani.
“Nuk ka më pro amerikan se PD-ja. Ne kemi qenë, jemi dhe do të mbetemi antisorosianë sepse Sorosi përfaqëson kriminelin më të madh kundër demokracisë dhe pluralizmit në botë.
Efekti antisoros është shtrirë tashmë në Shqipëri. Është pikërisht ky sistem drejtësie, i cili deri ditën e djeshme nuk lejonte Sali Berishën të shkonte në Parlament si deputet, Sali Berisha niset për në Gjermani. Efekte janë këto.
Fryma opozitare që është sot në Shqipëri dhe liria e njerëzve për t’u shprehur vjen pikërisht nga ky ndryshim. Ky është demontim i Sorosit, i cili do të ndodhë në të gjithë botën.
I vetmi justifikim që kanë pasur këta deri më sot ka qenë një dhe i vetëm: Ja se kanë arrestuar edhe ministra, por në kohën e Enver Hoxhës arrestoheshin ministra, deputet. Çfarë atëherë, ishte drejtësi e pavarur ajo?”, tha Balliu në A2.