Një video që tregon djalin e Donald Trump duke qëlluar ndaj rosave në Venecia, në një zonë të mbrojtur, ka shkaktuar reagime të shumta.
Rasti ka mbërritur edhe në Këshillin Rajonal të Venetos me një interpelancë nga Europa Verde dhe në Parlamentin Italian me një kërkesë nga Avs ( Të Gjelbrit dhe Aleanca e Majtë) për ndërhyrjen e ministrit Gilberto Pichetto Fratin.
Videoja është shpërndarë nga Andrea Zanoni, këshilltar rajonal i Europa Verde, ambientalist dhe mbrojtës i të drejtat e kafshëve, gjithmonë kundërshtar i shoqatave të gjuetisë, i cili akuzon: “Po vriten specie të mbrojtura pa një licencë të rregullt”.
Zona e lagunave, thotë ai, është e mbrojtur nga rregullat evropiane dhe bën pjesë në një sit të Rrjetit Natura 2000 të BE, si Zonë Speciale e Ruajtjes e quajtur “Laguna e mesme-inferiore e Venecias”.
Videoja tregon disa persona, përfshirë edhe Trump, duke vrare disa shpendë.
Në një nga pamjet, ai shfaqet duke përshkruar shpendët e vrarë, midis të cilëve dallohet një Casarca (Tadorna ferrugginea), një shpend shumë i rrallë në të gjithë Evropën me ngjyrë pothuajse të plotë portokalli-rustik.
Ky është një lloj i mbrojtur në të gjithë Evropën nga Direktiva e Bashkimit Evropian për Shpendët dhe nga ligji italian, i cili ndalon ndëshkimin dhe mbajtjen e tij».
Në video duket gjithashtu Oliver Martini, një sipërmarrës bujqësor i specializuar në akvakulturë, tashmë president i shoqatës së gjuetarëve venecianë në Confagricoltura: “Dita është fantastike”, thotë ai para kamerës.
Ai është pronari i Valle Pierimpiè dhe, me rrobat e zakonshme të gjuetisë, duket se ka shoqëruar grupin e gjuetarëve në vendin e gjuetisë./ Marrë nga Corriere Della Sera.