Sali Berisha ka mbërritur në SPAK, në zbatim të masës detyrim paraqitje, të vendosur lidhur me hetimet e privatizimit të ish-klubit Partizani. Berisha u prit në hyrje të SPAK, nga militantët e PD-së dhe disa prej deputetëve.
Ditën e djeshme militantët u njoftuan strukturat e Pd-së për të qenë përpara SPAK sot në mëngjes në mbështetje të Berishës.
Ka mbështetës por ditën e sotme janë më të paktë në numër. Ndërsa është përgatitur një podium për të mbajtur fjalën” informoi gazetarja Keti Banushi
Policia ka vendosur shirit sigurie.
Ndërkohë që vetë Berisha sulmoi Ramën dhe Veliajn për ditën e mërkurë, kur mbështetësit e Veliaj ishin përpara SPAK në mbështetje të kryebashkiakut. Berisha kërcënoi Ramën që të mos thërresë më mbështetësit në protestë para SPAK, pasi do përballet me revoltimin e popullit opozitar.
A nuk është ky një qëndrim qesharak me 2 standarde i Berishës, i cili ndryshon sipas leverdisë së tij dhe politikës së ditës apo harruam tani SPAK është “tokë e Xanun” pronar Saliu?