Ka pasur shumë reagime pas gjestit të Mulit, që u tregoi socialistëve gishtin e mesit në Kuvend.
Komentet e tij i bëri pasi koalicionit të PD-së i ra shorti të jetë i pari në fletën e votimit dhe Muli këtë e quajti shenjë nga Zoti.
— Sot kemi arritur gjysmën e fitores, i tha Lelos.
Kemi zënë vendin e parë në fletën e votimit.
Tani duhet të zëmë dhe vendin e parë në tabelën e rezultateve.
Po me siguri do t’ia dalim. Kjo ishte shenjë nga Zoti.
Këtë duhet t’ua shpjegoj dhe atyre që më kanë shkruar pse ua tregove gishtin e mesit socialistëve.
— Shpjegimi është shumë i qartë, i tha Lelo.
Ne do dalim të parët, ata do dalin të pestët.
Siç jemi në fletën e votimit.
S’ke arsye të japësh shpjegime të tjera.
— Më çmendi kjo zonja Karo, tha Muli.
Më thotë s’ke pse ua tregon atë gishtin e mesit grave socialiste, se bëhen xheloze gratë demokrate.
Ajo nuk e kupton që Noc Rroku nuk është ashtu siç mendon ajo.
— E mos u lodh me atë, tha Lelo.
Është akoma e tronditur nga primaret ndaj s’e kupton.
Puna është që demokratët e tjerë duhet t’i motivojmë, se tani Zoti është me ne.
E ka thënë dhe Ina Zhupa.
Ashtu si Trumpin e shpëtoi nga atentati, ne na shpëtoi nga fleta e votimit. Na vuri të parët.
— Janë mërzitur shumë socialistët që u tregova gishtin e mesit, pyeti Muli?
— Jo, nuk besoj. Dëgjova Ramën që tha:
“Muli është i detyruar të tregojë gishtin kur do të shajë.
Ata të tjerët e kanë më të lehtë, se thonë do merrni Mulin.”