Armando Broja duket larg Everton. Pas zërave që u përhapën nga portale lokaliste, tashmë është “New York Times” që shkruan se klubi nga Liverpool nuk është i bindur nga Broja dhe nuk dëshiron që të shfrytëzojë të drejtën për të blerë kartonin.
Te Everton ka pikëpyetje të madhe sa i takon cilësisë dhe vlerës së lojtarit kuqezi. 30 milionë paund konsiderohen si një shifër e lartë që kërkohet nga Chelsea, për një futbollist që deri më tani nuk ka dhënë shumë rezultat.
Gjithsesi, Everton do të presë deri në fund të sezonit për të marrë një vendim. Ajo që mund të thuhet tani për tani është se Broja ka gjasa më të mëdha që të largohet nga kjo skuadër sesa të qëndrojë.