Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjete sociale një video montazhin viral ku dukej sikur këshilltari amerikan Chris LaCivita bënte thirrje për të votuar kreun e qeverisë.
Në video është zëri i LaCivitës i ishte mbivendosur imazhit të deputetit socialist Vullnet Sinaj për shkak të ngjashmërisë së të dyve, dhe ku këshilltari amerikan kërkonte votën për PS.
Videon e ka shoqëruar me një buf, dhe me një deklaratë të zëdhënësit të fushatës së PD që akuzonte kryeministrin se qëndronte pas kësaj videoje, teksa ka shkruar me ironi: “Mos e humbni këtë…”
“Kam ardhur në Shqipëri pasi kam marrë pagesën nga Berisha dhe Mediu. Por ajo që po shoh këtu është një vend i zhvilluar. Kaq shumë turistë kudo. Mbi 10 milionë vetëm vitin e kaluar. Ekonomia po rritet dhe përmirësohet. Njerëzit e duan përparimin. Ndërsa kontrata ime është me Berishën, duhet të jem jem i drejtë kur them se do të votoja për Edi Ramën.”, thuhet në video montazhin e bërë viral në rrjet.
“Jam këtu përpara jush si zëdhënësi i fushatës së PD dhe Aleancës për Shqipërinë madhështore për t’iu komunikuar reagimin e strategut të fushatës së PD, Chris LaCivita mbi montazhet e videove dhe fotove që ka bërë kryeministri ku e krahasojnë atë me deputetin Vullnet Sinaj. Zoti LaCivita deklaron se video fake është deklaruar nga fake-u Edi Rama”, është fjala e zëdhënësit të fushatës së demokratëve që dëgjohet në video.