Kreu i PD harroi se në dy qeverisjet e tij, e ktheu Lazaratin, kryesisht 2005-2013, në një fermë të madhe hashashi dhe në një kartel ku shteti as nuk hynte dot dhe as zbatonte ligjin, madje i duhej “të merrte leje’ për të hyrë në fshat deri vonë në vitin 2014. Akuza qeverisë “Rama” se e ka kthyer vendin në narkodiktaturë, ku narkoeuro ka shkatërruar prodhuesit është sa qesharake aq edhe fyese kur e thotë babai i narkotrafikut Sali berisha.
Përgjatë 8 viteve të pushtetit të të djathtëve, mos ndërhyrja në fshatin famëkeq të Lazaratit ka qenë një vendim politik i Berishë. Për herë ta parë, ai e deklaron publikisht këtë qëndrim, të shoqëruar me akuzat se operacioni i ndërmarrë nga qeveria Rama është kaotik dhe i pamenduar mirë.
“Sepse ka qenë politika ime për të mos ndërhyrë. pikë. Qendrimi im ka qene tjeter. Te gjitha masat e tjera pervec nderhyrjes me force dhe nuk ka qene nje qendrim i pabazuar. Ky qendrim eshte shoqeruar me nje renie drastike te mbjelljeve. Qendrimi im ka qene i qarte: Jo nderhyrje. Keta kane vendosur te nderhyjne, une nuk kam kundershtim. Nje nderhyrje sipas te gjitha rregullave dhe jo kaos”. Pra të hyje në Lazarat me vizë nga Basha apo Berisha.
Ai akuzoi edhe njëherë qeverinë se ka harruar sektorin e bimëve medicinale, sepse “Edi Rama bimën e vetme medicinale që njeh është droga”.
Por harroi se në dy qeverisjet e tij, e ktheu Lazaratin, kryesisht 2005-2013, në një fermë të madhe hashashi dhe në një kartel ku shteti as nuk hynte dot dhe as zbatonte ligjin, madje i duhej “të merrte leje’ për të hyrë në fshat deri vonë në vitin 2014.