Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar para disa muajësh për bisedat që iu dërguan me mesazh kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhit, nuk janë të vërteta.
Sipas SPAK, mesazhet që supozohet se ishin shkëmbyer mes ish-bossit të lojërave të fatit Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit, të cilët përmendin dhënien e 100 mijë eurove kundrejt Bardhit, janë manipuluar dhe ka nisur verifikimet për të gjetur autorin e falsifikimit të tyre.
Po ashtu, SPAK kërkon që qytetarët të kenë kujdes nëse bien në kontakt me materiale të ngjashme.
Madje SPAK-u i Dunmanit është shumë dashamirës dhe na porosit të kemi kujdes duke harruar se aplikacioni Sinjal nuk përdoret në çdo paisje android por në paisje të veçanta dhe nga njerëz të veçante.
Signal është aplikacioni që aktualisht është në konkurrencë me Telegram për të qenë aplikacioni i mesazheve që vendos objektivin në privatësi falë kriptimit nga një skaj i skajshëm. Signal hyn në lojë duke ofruar enkriptim fund-për-fund nga default. mesazhet e Sinjal janë gjithmon të mbrojtura.
Duke qenë një aplikacion që si parazgjedhje ka enkriptim nga fundi në fund, do të thotë që mesazhet gjithmonë do të kriptohen dhe kurrë nuk do të ketë mundësinë e leximit të tyre.
Por çuda e madhe është se si arriti SPAK nën drejtimin e Dumanit të verifikonte se këto ishin biseda të rreme, kur këto mesazhe inkriptohen domethën fshihen për të dy komunikuesi dhe nuk mund të rishikohen?
Si mundi SPAK -u famoz të vërtetonte se biseda midis dy personave ishte trillim kur nuk dispononte aparatët celularë të asnjërit prej tyre?
Meqë janë kaq të sofistikuar sa për Gazin e Bardhë nxituan ta pastronin për tre ditë me metoda shkencore, a mund të na thonë se a e zbuluan “intimiduesin e rrezikshëm” të deputetit, apo e kanë harruar pasi kryen misionin për të mashtruar opinioni publik dhe mbyllur bujën mediatike që bëri ky skandal, që u shoqërua me një tjetër skandal… atë të një hetimmi dhe zbulimi të rrejshëm/ Ekskluzive.al