Artur Zheji dhe Floriana Garo kanë diskutuar në “Top Story” për zgjedhjet e 11 majit.
Ata kanë komentuar rreth mënyrës që kanë zgjedhur partitë kryesore në zhvillimin e fushatës. Zheji ka komentuar edhe sjelljet e Floriana Garos, e cila qëndron krah Partisë Demokratike.
Floriana Garo: Unë do të thoja që kërcejnë nga belaja, se sa kërcejnë se e ndjejnë. Kjo është e vetmja mënyrë për të marrë vëmendje. Nuk është serioze mbi të gjitha.
Artur Zheji: Je shumë e re prandaj.
Floriana Garo: Nuk besoj që ka lidhje me të qenit e re, ka lidhje me besimin.
Artur Zheji: Je shumë e re në politikë. Ti më përpara në komunikimet publike ke qenë më serioze, kur je pranë afër doktorit qesh më shumë se herët e tjera. Të buron…
Floriana Garo: Unë nuk kam ndryshuar, as nga politika dhe nga asgjë tjetër. Unë jam e tillë si natyrë. Nuk është se më detyron doktori të buzëqesh.