Televizoni i Serbisë (RTS), i akuzuar si fole e propagandës së regjimit aktual në Serbi, është i bllokuar prej 4 ditësh nga studentët.
Punëtorët nuk janë lejuar të hyjnë në ndërtesën e RTS-së.
Mister mbetet se nga ku është duke transmetuar programin gjysmak RTS.
Lajmet po i lexon Vesna Radosavleviq, e cila lajmet i ka lexuar edhe në kohën e Sllobodan Millosheviqit!
Në studion e improvizuar ishte varur një baner me logon e RTS me ngjyrat kuq e zi.
Pasi në mediat sociale u bënë temë ngjyrat kuq e zi, të cilat i ngjajnë ngjyrave kombëtare shqiptare, RTS e hoqi banerin, sipas mediave të pavarura serbe.
Paranoia është problem i madh! (E.Robelli)