Uragani i grave dhe vajzave socialiste që pritën Kryeministrin Rama në Dibër para dy ditësh i ka trembur jo pak demokratët e këtij qarku. Teksa sot presin kryetarin demokrat Sali Berisha për takim elektoral në Peshkopi, demokratët kanë “transferu” dibranët e Tiranës drejt qarkut. Kjo është bërë publike nga vetë drejtuesi politik i Dibrës për demokratët Xhelal Mziu.
Ky i fundit në rrjetet e tij sociale ka publikuar video të vargut të makinave të mbushur me simpatizantë demokrat me flamuj në duar teksa përshkojnë tunelin e Arbrit. Mziu duket se e ka më të lehtë të mbushë sheshin me zgjedhës të importuar nga Tirana, ku ka shërbyer për disa vite si Kryetar Bashkie i Kamzës.
Megjithatë, një të mirë e ka kjo histori. Ndonëse demokratët nuk mbushin dot sheshin me dibranët, bulqizakët, klosianët dhe matjanët e qarkut për të pritur Berishën në pikun e fushatës, dibranët e Tiranës të paktën po shijojnë Rrugën e Arbrit. Veprën infrastrukturore që e ka kthyer Dibrën në lagjen e gjelbër të Tiranës.