Mijëra besimtarë të krishterë në mbarë vendin kremtuan festën e Pashkës me meshat që u mbajtën në të gjitha kishat ortodokse dhe ato katolike. Në kryeqytet, meshat u mbajtën në Katedralen Katolike “Shën Pali” dhe në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.
Në orën 22:00 nisi kremtimi në Katedralen Katolike “Shën Pali”, ku besimtarët u mblodhën për meshën e Pashkëve, festën më të madhe të kalendarit të krishterë që simbolizon ringjalljen e Jezus Krishtit.
Një orë më vonë, në orën 23:00, kremtimi vazhdoi në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në qendër të Tiranës. Mesha u drejtua nga Krypeshkopi Joan, i cili dha mesazh shprese. Besimtarët ortodoksë, sipas traditës, marin dritën pas përfundimit të meshës.
Sipas traditës, ndryshe nga besimtarët katolikë, besimtarët ortodoksë marrin dritën pas kremtimit dhe e çojnë atë në shtëpitë e tyre, si një simbol të ringjalljes dhe shpresës.
Në lutjen e tij përpara besimtarëve, Imzot Arjan Dodaj përcolli një mesazh për paqe dhe mbrojtje nga lufta: “O Hyj i gjithëpushtetshëm dhe i amëshuar, na mbro! Kështu që kisha të shohë atë që kemi besuar. Bëj më të mirën për ne, Zoti ynë. Ti ngre atë që ka rënë poshtë dhe ti mbron atë që është në luftë. Amen!”
Me meshat e së shtunës në mbrëmje dhe dreka e së dielës (19 dhe 20 prill), besimtarët e Krishterë në të gjithë botën kremtojnë festën më të rëndësishme të kalendarit të tyre, Pashkën.
Këtë vit, Pashkët e të gjithë besimtarëve të krishterë, katolikë, ortodoksë apo edhe protestantë, përkojnë në të njëjtën ditë.
Në vigjilje të kësaj feste të bekuar, nuk kanë munguar as urimet nga krerët e shtetit dhe politikës.