Shëtitorja buzë detit në sheshin Taulantia në Durrës, e njohur si zona e Vollgës, pritet të transformohet.
Kryeministri Edi Rama ndau pamje të projektit të ri, sot në rrjetet sociale.
“Me këtë projekt të bukur të Bashkisë së Durrësit, konceptuar nga studioja e famshme spanjolle e themeluar nga legjendari Ricardo Bofill, që do ta transformojë këtë pjesë të shëtitores buzë detit në një hapësirë urbane shumë më tërheqëse, duke kontribuar në rritjen e cilësisë së ofertës turistike të Portës së Adriatikut, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.