Një grua që mori pjesë sot në takimin e Berishës u kërkoi shqiptarëve të mbështesin Berishën, sepse – sipas saj – Rilindja kërkon të kthejë vendin pas, drejt Perëndimit.
Gruaja, e cila ishte e veshur si një grua tradicionale myslimane, bëri thirrjen pasi vlerësoi se Zoti i kishte mundësuar rikthimin e Berishës.
Nuk është e qartë nëse gruaja e kishte këtë “lajthitje” në stilin e Berishës, apo e ndjente nga zemra se “po kthehemi prapa… në Perëndim”.