Kryesocialisti Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një video në kuadër të fushatës elektorale. Rama ironizon, nëpërmjet videos, një pjesë nga fjala e Berishës të mbajtur në Berat, ku ky i fundit thotë se ‘do t’u kthejë paratë shqiptarëve që merr qeveria nga ata’.
Kreu i PS-së ka paralelizuar me ironi, në video, fjalën e Berishës me deklaratën e tij në mars të 1997-s, në një konferencë për shtyp lidhur me firmat piramidale, ku Berisha shprehet po si sot dhe dikur, se njerëzit do të marrin paratë që i kishin depozituar.
Më tej, në video shihen plane që sjellin në vëmendje disa nga momentet e rënda gjatë qeverisjes së Berishës: nga firmat piramidale, ngjarjet në ’97, Gërdecin dhe vrasjet e ndodhura në 21 Janar
“Se nuk do të bëjmë gjë tjetër veçse do t’jua kthejmë paratë ju, paratë që qeveria merr nga ju,” – thotë Berisha në takimin e Beratit, përpara disa ditësh, në kuadër të fushatës së 11 Majit.”-thotë Berisha.
Më pas, Rama ka vendosur fjalën e Berishës në ’97:
“Dua t’i siguroj qytetarët shqiptarë, se asnjë qindarkë nga këto depozita nuk do mund të përdoret për qëllime të tjera, përveçse për kthimin e tyre. Sot dhe nesër njerëzit të marrin vetëm lekë.”