Sali Berisha, ka dhënë ditën e sotme një konferencë përpara gazetarëve. Berisha është pyetur nga gazetarët në lidhje me moshën e tij, duke e krahasuar me rastin ‘Biden’, se nëse e ka në avantazh apo në disavantazh në këtë fushatë.
Kryedemokrati është shprehur se mosha është një favor për të, edhe pse çdo ditë gjatë fushatës, në rrjetet sociale kanë qarkulluar video të gafave të tij.
Pyetja e gazetarit: Në fushatë presidenciale të SHBA, Joe Biden të vetët në fakt dhe mediat amerikane për hir të së vërtetës të moshës së tij që është duke pretenduar, për t’u bërë president në një moshë të thyer. Z. Berisha, a e keni vërejtur në këtë fushatë, në ndonjë moment, që mosha juaj mund të ketë një ndikim në 11 Maj?
Berisha: Personalisht unë e kam ftuar Edi Ramën dhe e ftoj në çdo kohë dhe në çdo studio që të zgjedhë ai, dhe në çdo shesh publik, të ballafaqohemi pak dhe të shohim se kush ka shenja të rrjedhjes dhe t’ua tregojmë shqiptarëve.
E dyta, thashë se kjo besoj është pjesa më serioze që mund të paraqes përpara qytetarëve. Lidhur me moshën, të them të vërtetën, unë e konsideroj avantazh. Rikthimi im nuk ka aspak në bazë ambicie për karrige dhe për luks. Nuk del njëri të thotë që unë i kam pasur këto në rini. Nga mosha, mua më mbetet vetëm eksperienca e çmuar.
Një përgjigje e ka edhe për Edi Ramën, i cili sot shigjetoi Chris LaCivita “duke thënë se “Latifi kishte kandidat atje në Amerikë, po këtu kë ka?!”. Berisha i dha këtë përgjigje: “E vërteta është që makthi i tij është i Chris LaCivcita. Unë ua thash, atë gjumin nuk e zë. Ai shkallmoi komplet pas shfaqjes së Chris Lacivita në krah të Berishës. Me Chris LaCivita dhe gjithë ekipin e tij, jemi në lidhje non stop, këtu dhe online.”