Sali Berisha në përpjekje për të cilësuar të zezë çdo projekt që vjen në këtë moment kur në qeverisje është PS dhe Edi Rama, fillon dhe bën dhe gafa madhore.
Teksa ka akuzuar qeverinë shqiptare se po tenton të përfitojë nga baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, pasi sipas tij i interesojnë tokat e Farkës, ish kryeministri harron kë ka pasur ministër Mbrojtjeje në mandatin e dytë të qeverisjes së tij.
Për më tepër aq lëmsh i janë bërë gjërat në kokë, sa ngatërron dhe vitin, ku imposton më 2011 si ministër Mbrojtjeje Mimi Kodhelin, pavarësisht se ka qënë Arben Imami minister dhe kryeminister deri ne vitin 2013 ai vete, Sali Berisha.
Tani Berishën ose e ka kapur skleroza dhe nuk merr vesh më çfarë bëhet dhe s’di të ndajë kohët dhe periudhat, ose po ia fut stafi, që me sa dimë është me pushime ose nuk është mirë me shëndet.
Po skleroza e tij ka kapur dhe mediat që shkruajnë në hyrje të shkrimit që shoqëron postimin e Berishës se në vitin 2011 ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli përzuri CUBIK.
Postimi i plotë i Berishës:
E verteta e bazes ajrore te Kuçoves!
Duke pershendetur çdo interes te NATOs per baza apo lehtesi aeroportuale ne Shqiperi, ketu me poshte keni nje informacion konkret te oficerit dixhital mbi te verteten per aeroportin ushtarak te Kuçoves. sb
“Pershendetje zoti kryeminister Berisha!
Siç me siguri jeni ne dijeni, Shefi I Misionit CUBIK ne ate kohe, ne 2011 Nenkolonel Lu Boros nuk pati marredhenie te mira me Mimin dhe shume here eshte perplasur per problemet e zvarritjeve edhe te Planit te Bazes Ajrore te Kucoves, dhe u largua me pas pa e perfunduar misionin e tij per te cilin ishin bere edhe shume studime , plane dhe ide nga ai dhe i gjithe grupit Cubik, te cilat ngelen te pazhvilluara si ne infrastrukture ashtu dhe ne pajisje luftarake. Grupi CUBIK mbronte idene e zhvillimit te kesaj baze si nje baze e rendesishme e FA Shqiptare dhe te NATO-s (si nje baze Hostnation).
Plani mbeti ne sirtar rilindasish per me shume se 7 vjet, c’ka perben nje skandal politikisht, dhe nje humbje kohe te vlefshme ne kuader te modernizimit te FA me standardet e NATO-s.
“Rilindjes” ne ate kohe me sa duket i interesoi me shume “shoë” i turpshem i arrestimit te Gjeneral Brigade Syrja Gjokes, personit qe ne zbatim te ketij plani, si pjese e grupit CUBIK nisi punen per clirimin e hapesirave te aeroportit te Kucoves, sesa realizimi i Planit CUBIK, si nje arritje e administrates Berisha qe futi vendin ne NATO!
Perse e kane kerkuar sot? Sipas gjykimit tone, tani u intereson qe tokat e Farkes ku eshte Grupi i Helikoptereve, ti privatizojne. Firma shume e perfolur Fusha ka influencen me te madhe ne ate zone dhe ne ate toke ku sot eshte Rregjimenti I Helikoptereve.
Projekti i gatshem, i perfunduar ne shtator 2011 eshte 45 faqe. Madje ne procesin e turpshem kunder Gjeneral Syrja Gjokes, eshte dorezuar si material i plote komplet Masterplanin i zhvillimit te Bazes Ajrore Kuçove por prokuroria e Beratit nuk e morri fare ne konsiderate .
Prokurore ishte shoqja e deputetes se Kuçoves Felaj. Ju lutem njoftoni opinionin publik per kete skandal me permasa te cenimit te sigurise kombetare dhe funlsionimit te FA.
Nga nje grup ushtarakesh ne lirim dhe aktive, por gjithesesi ne sherbim te Atdheut nen moton “Atdheu, Nderi, Detyra!”(TemA)