Jo vetëm qytetarët, por edhe shoferët e urbanëve kanë rënë pre e grabitjeve.
Vetëm pak ditë më parë një vjedhje ka ndodhur në një prej urbanëve të Tiranës, ku një qytetar është futur në mes të ditës në urban pa kurrfarë shqetësimi ka futur dorën në xhaketën e shoferit dhe i ka vjedhur portofolin.
Në videon e siguruar nga JOQ mund të shihet qartë personi që pasi vjen në urban, në të cilin ndodhen dhe disa qytetarë, shkon dhe merr portofolin dhe për të shuar dyshimet qëndron një moment, deri kur mendon që është i sigurt se mund të largohet.