Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka hyrë në debat në rrjetin social Twitter me dy nga njohësit e thellë të situatës në Ballkan, ish kryeministrin suedez Carl Bildt dhe analistin amerikan Daniel Serwer.
Presidenti Thaçi iu përgjigj një shkrimi të Bildt, ku ai pohon se nuk duhet bërë shkëmbime territoresh, por një autonomi për serbët e Kosovës, si marrëveshje finale.
Thaçi i ka thënë Bildt: “I dashur Carl Bildt, unë jam i përkushtuar në rrugën tonë drejt NATO-s dhe Bashkimit Europian. Ne duhet të arrijmë njohjen reciproke dhe raporte të fqinjësisë së mirë mes Kosovës dhe Serbisë, dhe gjithashtu të arrijmë paqen”.