Ish-kryeadministratori i OKB-së, Bernard Kouchner, gjatë një vizite në Graçanicë ishte përballë me pyetje provokative nga një gazetar serb. Gjatë vizitës në Graçanicë, Kouchner u pyet për rolin e tij në tregtinë me organe të serbëve të zhdukur në Kosovë.
Ju qenkeni i sëmurë. Ju jeni budalla, mos flisni marrëzira!”, është kundërpërgjigjur Kouchner.
Pas pyetjes se a ka marrë pjesë në tregtinë me organe në rastin Shtëpia e verdhë, Ministri Francez ia plasi një të qeshure të madhe dhe pastaj i tha gazetarit serb:
“Çka është kjo Shtëpi e verdhë? Duhet të shkoni (te mjeku) për t’u kontrolluar. Ata të cilët thonë kështu janë idiotë dhe vrasës, është shprehur në atë kohë kryediplomati francez, duke drejtuar gishtin kah Shtëpia e Shëndetit në Graçanicë”.
Për më shumë shikoni videon: