Ditën e sotme të gjithë besimtarët festojnë Kurban Bajramin, një nga festat më të rëndësishme të fesë myslimane.
Dita ka nisur me urime për mbarësi dhe paqe ndaj njëri-tjetrit, sidomos në rrjetet sociale. Edhe kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët për festën e Bajramit, por edhe këtë herë duke mos harruar edhe punët së qeverisë së drejtuar prej tij për rindërtimin dhe zhvillimin e objekteve të trashgimis kulturore fetare.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga kantieret e shumta të punës për rimëkëmbjen e xhamive në mbarë vendin që janë pjesë e thesarit tonë të trashëgimisë historike e kulturore, ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë. Gëzuar Kurban Bajramin”, shkruan Rama në ‘Facebook’.