Amerikanët duket se kanë rënë në gjurmët e parave të pushtetarëve shqiptarë. CIA ka publikuar ditën e djeshme një raport të detajuar sa i takon situatës në gadishullin e Ballkanit, ndërkohë që ka përditësuar edhe të dhënat e Shqipërisë. Në lidhje me vendin tonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehen se problem kryesor mbetet pastrimi parave, fenomen në të cilin sipas amerikanëve, janë të përfshirë politikanët shqiptarë.
“Shqipëria ka probleme me pastrimin e parave, si dhe kanale për kontrabandën e narkotikëve, armëve dhe emigrantëve në atë vend”, thuhet në raport. Por në një tjetër raport, amerikanët e kanë ndalur theksin tek korrupsioni, fenomen ky që sipas tyre, vijon të mbetet problem në Shqipëri. CIA më 14 gusht ka përditësuar të dhënat për vendin tonë dhe aty ka folur me superlativa duke vlerësuar reformën në drejtësi, ka paralajmëruar se me reformën në drejtësi do të ndëshkohen të gjithë të korruptuarit.
“Procedurat komplekse tatimore dhe të licencimit, sistemi i dobët gjyqësor, korrupsioni endemik, zbatimi i dobët i kontratave dhe çështjet pronësore, si dhe infrastruktura e vjetruar, kanë kontribuar për krijimin e një mjedisi të dobët për biznesin dhe kanë bërë që të largohen investitorët e huaj.
Që prej vitit 2015, qeveria ka nisur një program ambicioz duke stabilizuar taksat dhe duke formalizuar ekonominë. Në korrik 2016 Shqipëria miratoi ndryshimet kushtetuese, të cilat do të reformojnë gjithë sistemin e drejtësisë, ku do të luftohet thellë korrupsioni dhe do forcohet sundimi i ligjit”, thuhet në raportin më të fundit të publikuar në faqen zyrtare të CIA-s për vendet e rajonit.
Disa nga problemet në rajon
Në raportin për situatën në rajon, CIA ka zbardhur edhe disa nga problemet me të cilat po kërcënohet sot Ballkani. Inteligjenca amerikane jep alarmin për shtimin e rrezikut të terrorizmit në Mal të Zi. Po ashtu, në raport thuhet se sekti japonez “Aum Shinrikyo” po përmirëson rrjetin e tij në Malin e Zi, megjithëse shumica e anëtarëve u dëbuan dy vjet më parë. Sipas raportit, në këtë vend janë strehuar anëtarët e rrjetit të rrezikshëm që është përgjegjës për sulmin me gaz sarin në Tokio. “Organizata ka nisur riorganizimin e saj përmes rekrutimeve.
Njësitë speciale të policisë malazeze, në mars 2016 arrestuan në Podgoricë 58 anëtarë të kultit famëkeq. Sekti japonez është përgjegjës për sulmin terrorist në Japoni në vitin 1995, në të cilin 13 vetë u vranë dhe më shumë se një mijë të tjerë u plagosën. Në këtë aksion u arrestuan 43 shtetas rusë, shtatë nga Bjellorusia, katër nga Japonia, tre nga Ukraina dhe një nga Uzbekistani. Më pas policia shpjegoi se anëtarët e sektit u dëbuan nga Mali i Zi pas arrestimit dhe marrjes në pyetje”, thuhet në raport. Më tej, CIA ndalet tek Serbia ku vë në dukje faktin se ky vendet ende nuk po i zgjidhi problemet kufitare me Kosovën,
Kroacinë dhe Bosnje dhe Hercegovinën. Madje, në raport pretendohet se rruga për transportimin e heroinës nga Azia në Evropë kalon nëpër Serbi dhe se ekonomia e saj është e ndjeshme kur është fjala për pastrimin e parave. Ndërsa sa i takon Bosnje dhe Hercegovinës, në raport thuhet se po trajtohet problemi i pastrimit të parave dhe korrupsionit, ndërsa gjyqësori është i dobët. Po ashtu, në raport thuhet gjithashtu se Kroacia është një vend tranzit për kontrabandën e kokainës nga Amerika e Jugut në Europën
Rigels Seliman