Gjatë aksionit që AKU po ushtron në zonat bregdetare, trupa inspektuese DRAKU, Vlorë ka evidentuar 2 subjekte, me aktivitet “Restorant” dhe “Piceri” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.
Siç shihet dhe nga pamjet kushtet nuk plotësojnë as kriteret bazë të higjenës. Gjithashtu edhe produktet ushqimore të përdorura në këto dy subjekte janë të skaduara.
Ndaj dy subjekteve janë marrë masë administrative gjobë për kushte të rënda higjeno-sanitare dhe produkte të skaduara si dhe bllokim të pjesshëm të aktivitetit.
Njoftimi i AKU
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, siguron se është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore.
Konkretisht, gjatë aksionit që AKU po ushtron në zonat bregdetare, trupa inspektuese DRAKU, Vlorë ka evidentuar 2 subjekte, me aktivitet “Restorant” dhe “Piceri” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.
Ndaj dy subjekteve janë marrë masë administrative gjobë (për kushte të rënda higjeno-sanitare dhe produkte të skaduara) si dhe bllokim të pjesshëm të aktivitetit.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.









