Personi që hyri me thikë në një komisariat policie në Barcelonë ditën e hënë dhe që u vra brenda godinës nga njëri prej agjentëve, ishte homoseksual dhe kohët e fundit kishte menduar të bënte vetëvrasje. Të paktën kështu thotë ish-bashkëshortja e tij.Algjeriani Abdel Wahab Taib, 29 vjeç, bërtiti “Allahu Akbar” kur hyri në komisariat. Policia po e trajton incidentin si një “sulm terrorist”, por një burim i afërt me hetimin tha për AFP-në se nuk dyshohet për lidhje me xhihadizmin.Policia ka kontrolluar shtëpinë e Taib dhe ka marrë në pyetje ish-gruan e tij, e cila deklaroi se “ata ishin ndarë, ai kishte zbuluar homoseksualitetin e tij dhe se ishte i shqetësuar pasi kjo gjë nuk pranohet nga feja”.