Aktori i njohur Paul Walker vdiq më 30 nëntor, 2013, në një aksident me makinë në Kaliforni. Ishte një nga lajmet më të trishtuar që bëri shumicën e botës të qajë, veçanërisht pasuesit besnikë të “Fast and Furious”.
Pasi doli lajmi dhe të gjithë e pranuan faktin se ai kishte vdekur, ekspertët thanë se Paul vdiq nga një atak.
Megjithatë, Craig McClellan, i cili është avokati i familjes së aktorit, së fundmi ka raportuar se kërkimet e fundit tregojnë se nga autopsia në trupin e Paul u gjetën gjurmë të blozës në trake, që do të thotë se ai ishte ende gjallë në kohën kur flakët shpërthyen, pra aktori është djegur për së gjalli.