Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në poliklinikën nr.9 në kryeqytet për të bërë check-up, kontrollin mjekësor.
Në videon e postuar nga shefi i qeverisë, shihet ai teksa bën kontrollin mjekësor dhe infermieret që i bëjnë pyetje në lidhje me regjimin ushqimor, peshën, gjatësinë si dhe i marrin një mostër gjaku.
Gjatë kësaj vizitë nuk munguan as batutat e kryeministrit, i cili kur po matej, u tha mjekeve: “A mjafton ky metri për të më matur mua?”.
Publikimi i vizitës së Ramës shihet si një tentativë e kreut të qeverisë për të promovuar kryerjen e kontrollit mjekësor duke qënë se opozita akuzon që paratë e paguara ndaj privatit nuk justifikohen dot me numrit e ulët të kontrolleve të kryera.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/647722455625939/?t=0