Në kohën kur në Parlamentin Europian, është dhënë lajmi për rekomandimin pozitiv që Komisioni Europian dha për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.
Kryeministri Edi Rama, thotë se kjo është një provë se Shqipëria i ka plotësuar detyrat e përcaktuara.
Rama njofton se në orën 15:00 do të ketë një komunikim bashkë me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca.
“Rekomandimi pozitiv pa kushte i Komisionit Europian për çeljen zyrtare të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian, konfirmon se Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë në këtë proces🇦🇱🇪🇺 Në 15.00 komunikim i përbashkët publik me ambasadorin e BE”-njofton Rama.