Departamenti Amerikan i Shtetit duket se nuk e ka fare në fokus çështjen e “Non Gratës” së Sali Berishës.
Pas fitores së Trump, ky i fundit deklaronte se do i hiqej sanksionimi, por deri më tani nuk ka ndodhur asgjë dhe sinjalet janë se nuk do të ndodhë sepse askujt nuk i bie nëmend se ekziston aq më tepër DASH
Rrjeti amerikan “Fox News” ka bërë një shkrim për 11 majin, ku merret edhe me “non gratën” e Berishës.
“Fox News” shkruan se i është drejtuar me një shkresë vetë Departamentit të Shtetit mbi çështjen e Berishës, por ata e kanë injoruar totalisht. Ata kanë refuzuar të komentojnë.
“Berisha pretendon se sanksionet ndaj tij ishin “të bazuara tërësisht në lobimet” e George Soros dhe Ramës. Ai tha gjithashtu se anëtarët e administratës së Biden “e kthyen Ambasadën e SHBA në Tiranë në një zyrë të madhe prokurorie”, duke u kërkuar mbështetësve, gazetarëve dhe njerëzve të biznesit të ndalonin mbështetjen ndaj Berishës dhe partisë së tij dhe se Departamenti i Shtetit “u kërkoi vendeve të tjera të më sanksiononin dhe të më izolonin mua”.
Berisha tha se sanksionet e kanë penguar fushatën e tij: “Sigurisht që më dhemb, sepse nuk jam në gjendje të takohem me shqiptarët e Amerikës, të cilët janë kaq të shumtë dhe në këto zgjedhje, për herë të parë kanë të drejtë të votojnë partinë dhe kandidatin që preferojnë në vendin e origjinës”.
Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se ata nuk kishin asnjë koment në lidhje me pretendimet e Berishës se entitetet amerikane i kthyen mbështetësit kundër tij. Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigj pyetjeve të “Fox News Digital” nëse sanksionet ndaj Berishës duhen mbajtur në fuqi dhe nëse ato pengojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri”, shkruan rrjeti amerikan.