Një aksident tragjik është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Fushë-Krujë Vorë pranë fshatit Fushë-Prezë.Një automjet është përplasur me një betoniere të parkuar në rrethana ende të paqarta dhe si pasojë ka shpërthyer në flakë.
Si pasojë e flakëve janë djegur brenda mjetit katër persona, shoferi dhe tre pasagjerë në mjet.
Enejd Laçi dhe Erild Laçi janë dy vëllezërit që humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur në aksin Fushë-Krujë-Vorë ku makina e tyre u përplas me një betoniere dhe shpërtheu në flakë duke u shkrumbuar plotësisht. Në automjet me ta ishin dhe dy të rinjt e tjerë që humbën jetën, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi.
Ndërkohë shoferi i betonieres me të cilën u përplas automjeti me të cilin udhëtonin të rinjtë, është identifikuar Aleksandër Krrashi. Ky i fundit u largua nga vendngjarja, por policia bën me dije se 24-vjeçari është shoqëruar tashmë për veprime të mëtejshme.