Lulzim Basha, siç duket ka nisur një luftë të gjatë kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve, që të nxijë vendin ku të mundet, e ku t’i dëgjohet fjala më parë.
Por, meqënëse nuk i ecën fjala në asnjë vend, Basha po i “shtrin dorën” partive populiste europiane, ultranacionaliste, apo atyre me karakter ksenofobe, që urrejnë çdo gjë të “huaj”… përfshirë dhe vetë Bashën, por meqënëse kauza e tyre është e njëjtë, ai mendon se: Armiku i armikut tim, është miku im!
Thirrjet e tij të dëshpëruara, kësaj here i janë drejtuar kryetarit të partisë “Lega Nord”, pjesë e koalicionit qeverisës në Itali, euroskeptikut Matteo Salvini, i cili njihet mirë për thirrjet e tij për ndarjen e veriut të Italisë nga “Roma”, të cilin e quan “hajdutja e madhe”, politikat kundër emigrantëve dhe kundër zgjerimit të Europës… për më tepër daljen prej saj.
Por Hollandezit i SHQUP-it, në dëshpërim për mbështetje anti-shqiptare, po mundohet të bëj mik “armikun” e Shqipërisë, meqë shqiptarët janë armiqtë e tij.
Nëpërmjet një statusi në twitter, Hollandezi i dëshpëruar i shkruan italisht Salvinit se jemi narko-shtet:
“Mirësevjen “Era e Ndryshimit” @matteosalvinimi, së shpejti edhe në këtë anë të Adriatikut! Mafia shqiptare dhe Rama, e drejtuar nga narko-shteti, duhet të ndjejnë nxehtësinë nga Italia, në vend të gënjeshtrave, marrëveshjeve dhe fshehjeve të djeshme…”/EKSKLUZIVE.AL
https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1014169417746472963