Gazetari Basir Çollaku ka bërë një koment në rrjetet sociale, duke përdorur faqen “Lolita” si burim, për një lajm të rremë.
Duke mos qenë një faqe zyrtare dhe me përgjegjësi ligjore, në një mënyrë perfekte gazetari investigativ Artan Hoxha e ka nxjerrë zbuluar faqen që operon në rrjetet sociale, por edhe vetë gazetarin Çollaku.
Në një koment në lidhje me një lajm të rremë edhe një thashethem, që ka qarkulluar për binzesmenin Samir Mane, Artan Hoxha shkruan:
“O Basir Çollaku , ti nuk ben lapsuse te tilla!!!! E para, edhe Po te doje Zamiri ta fsheh nuk e lene rivalet, dhe ti e di mire qe ai nuk ka pak rivale ne biznes.
E dyta, shoqeruesi i Zamir Manes, Oficeri i rangut te larte ne Garden e Republikes Martin Nika, ka humbur jeten ne nje aksident mbremjen e vone te 24 majit, nje dite para protestes se fundit te opozites. Nika sapo ka dale nga restoranti Padam perballe ish-piramides dhe ka qene duke kaluar rrugen per te hipur ne makinen e tij parkuar ne krahun tjeter te rruges. Autori i aksidentit nje 23 vjecar nga Tropoja me mbiemer Memia u arrestua. E treta, jane disa media me aq sa kam info qe kane hetuar mbi kete dyshim dhe nuk e kane provuar dot, madje media qe nuk kane asnje cent reklame nga Zamiri…Respekte”.
Pas këtij reagimi me fakte të gazetarit Hoxha, Çollaku ka vijuar sërish, por Artan Hoxha ia ka mbyllur gojën duke i thënë se ka parë të gjitha kamerat e kompanisë së sigurisë dhe ngjarja rezulton e rreme.
“Une per vete e kam verifikuar ngjarjen me Erzen Brecanin, ti besoj e di qe Brecani security i ka Zyrat te Coin dhe mbulon me kamera sigurie gjithe rrugen… edhe une kam patur te njejtin dyshim por nuk kam gjetur ende nje prove qe te mbeshtesja dyshimin”,- shkruan Hoxha.