Avokati Romeo Kara, ka deklaruar se këto zgjedhje do ta nxjerrin Berishën nga skena politike.
I ftuar ditën e sotme në emision ‘Studio Live’ në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj, ai u ndal edhe tek këshilltari i PD Chris LaCivita për të cilin tha se Berisha duhet që të thotë se ku i ka gjetur lekët për pagesat që i ka bërë atij.
‘Berisha ka pasur nevojë për moral dhe ata menduan që me ardhjen e LaCivita të blejnë pak moral amerikan. Berisha se di se si do ti justifikojë pagesat e tij. Pse nuk reagojnë organet tona dhe SPAK, me çfarë kontrate ka ardhur ai person. Ai sado që të mundohet i ka ikur koha, në këto zgjedhje do kemi daljen e Berishës nga skena politike njëherë e mirë. Berisha është non grata për korrupsion madhor, dhe unë nuk shoh zgjedhje se do të vijë LaCivita për të ndryshuar Shqipërinë’, tha ai.
Një koment e pati edhe për partitë e reja që garojnë në zgjedhjet e 11 majit. Ai tha ato janë të pabesueshme.
‘Janë të pabesueshëm të gjithë, këta mund të hyjnë në negociata me atë parti që mund të marr shumicën pas zgjedhjeve. Nuk bëhet politika si call center, këta i kanë shërbyer Berishës, dhe pastaj ikin nga ai dhe tani thonë ai s’është i mirë, po ti me atë ishe deri dje. Këta janë të gjithë bashkëautorë të gjendjes në të cilën ndodhet sot vendi’, tha ai.
Për avokaten Alesia Balliu LaCivita s’mund ta ndihmojë PD. Sipas saj, ai është konsulent privat dhe nuk përfaqëson SHBA
‘Chris LaCivita për mua është një konsulentë i një shteti të caktuar siç është SHBA, ai tha se jam këtu si individ privat, atë nesër mund ta marr edhe unë dhe ti, mjafton që të kesh çekun gati. Ai është thirrur për reklamë dhe për imazh. Sot PD është e përçarë dhe ai se njeh problemin që PD ka, sot kemi një PD me probleme. Ai s’mund të jetë ndikues tek votuesit për zgjedhjet në këtë vend. Kësaj i thonë më ndihmo që të dal nga kjo ku jam, po kur t’i nuk ndihmon veten ca pret që të bëjë ai. LaCivita nuk ka ardhur këtu me një vendim zyrtar, ai ka ardhur këtu që të përfaqësojë veten e tij’, tha ajo.
Balliu tha se Chris La Civita ka ardhur në Shqipëri për të bërë propagandë, e cila sipas saj do të zgjas deri më 11 maj.
‘Këtu nuk frymëzojnë më këta që janë në PD dhe i vetmi frymëzim që panë këta ishte emri i një amerikani. Këto të PD bien në kundërshtim me veten e tyre dhe thonë s’ka ardhur me pagesë. Pra LaCivita qenka bamirës dhe del kundër Amerikës dhe vjen këtu për të bërë bamirësi. Ai s’dihet sa është paguar për të bërë propagandë. Ai është duke propagandë e cila do të zgjas deri në 11 maj. Janë ngritur dyshime se ku i gjen PD lekët që ka paguar atë. Baza ankohet që ajo parti nuk jep fonde. Po një gjë mund të them që në Qarkun e Elbasanit PD ka për të pasur një humbje madhështore’, tha ai.