Kryetari i partisë demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një takim me grupin konservator ne Asamblenë Parlamentare te Këshillit te Europës, gjatë vizitës zyrtare në Strasburg.
Gjatë fjalës së tij atje, Berisha foli ndër të tjera edhe për mbylljen e Tik Tok-ut në Shqipëri.
Berisha tha se kryeministri “Edi Rama ka bllokuar Tik-Tokun dhe ka instaluar pajisje DPI për të kontrolluar internetin”.
“Ne kemi zgjedhje. Vëzhgimi juaj është shumë i rëndësishëm.
Tani, thashë diçka, por mediat janë 80%, më shumë se 80% të kontrolluara nga qeveria.
Në fund, njësoj si Habibullah-u i Kabulit, ai bllokoi TikTok-un. Dhe tani ka instaluar, ai kishte instaluar pajisje DPI për të kontrolluar gjithashtu internetin.
Kjo është e vërtetë. Kjo është e vërtetë! Sapo të rinjtë filluan ta kritikojnë në TikTok, ai e ndaloi dhe e bllokoi TikTok-un dy javë më parë. Ai bën gjithçka për të kufizuar komunikimin tonë me njerëzit”, tha ai.