A ju vret ndërgjegjia kur ju bëni pushime luksoze, ndërsa populli vuan për bukë dhe është në varfëri?
Kjo ishte pyetje e Zërit të Amerikës për Ilir Metën, pyetje e cila e bëri për ujë të ftohtë presidentin e vendit.
Ilir Meta nuk e deshi veten, kur gazetarja e Zërit të Amerikës i bëri një pyetje të thjeshtë Ilir Metës, në atë kohë kryetar Kuvendi.
Meta nuk e deshi veten. U skuq dhe u ndez dhe nuk dinte se çfarë të thoshte.
Sot, Meta duket i tërhequr nga politika, por në fakt është ende kryetari de facto i LSI.
Gruaja e tij, de jure drejtuesja e partisë së tyre, del e shan dhe uluret kundër Edi Ramës duke akuzuar se po vjedh dhe po varfëron shqiptarët.
Shumë e saktë, Monikë, sepse po shikojnë që xhepat tanë po zbrasen dita ditës.
Por LSI ka 8 vite në pushtet, herë me Berishën dhe herë me Ramën. Bashkëautore në këto vjedhje dhe grabitje është edhe LSI me në krye Monikën.
Sa vlejnë akuzat e Monikës kundër Ramës? Zero!
Ju kujtohet vila luksoze e Monikës dhe Ilirit në Gjirin e Lalzit?
Ja shikoni pamjet nga brenda. Një luks i paparë. Me këto kushte jetese , Monika nuk duket se i plas shumë për popullin dhe hallet e tyre.
Në këtë vilë u bë dhe ditëlindja e Ilir Metës ku palmat u sollën me helikopter sikur të ishte sheik nga Dubai. Sot Meta na flet për solidaritet dhe ndhmat sociale.
E pabesueshme apo jo!
Monika nëse ka ndërgjegjie të shesë vilë ne saj dhe ti kthejë paratë tek pronarët e vërtetë, te populli!