bardhen detaje të reja nga të shtënat me armë në depon farmaceutike në rrugën dytësore në autostradën Tiranë-Durrës.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë ngjarjen.
Sipas burimeve drejt fasadës së godinës është qëlluar të paktën 30 herë me kallashnikov nga një makinë, dhe pasi kanë qëlluar është nisur në drejtim të mbikalimit të Kasharit.
Në momentin e të shtënave roja i sigurisë së godinës ka qenë brenda në kabinë dhe para hetuesve ka treguar se ka dëgjuar zhurmë, ka dalë jashtë por nuk ka konstatuar gjë dhe nuk ka njoftuar policinë.
Në mëngjes shenjat e plumbave i kanë parë punonjësit e administratës, të cilët kanë thirrur menjëherë policinë.
Pronari Nadir Çausholli, i marrë në pyetje nga policia, ka pretenduar se nuk ka konflikt me njeri dhe nuk ka asnjë ide kush fshihet pas kësaj ngjarje.
Makina e autorëve po gjurmohet nga policia, por në momentin e të shtënave ka qenë duke rënë shi i lehtë dhe ka zënë pamjen e kamerave.