Champions League zhvilloi mbrëmjen e së mërkurës dy sfidat e kthimit çerekfinale, teksa të eliminuar nga ky kompeticion janë Real Madridi dhe Bayern Munich. Më tej Interi dhe Arsenali. Në gjysmëfinale do kemi përballjet PSG – Arsenal dhe Barcelona – Inter.
Në Madrid, Arsenali ‘shkurorëzoi’ Realin dhe e mposhti 1-2 në ‘Bernabeu’. Skuadra e Mikel Artetës kishte fituar 3-0 në sfidën e parë dhe me rezultatin e përgjithshëm 1-5 kalon më tej dhe gjen PSG-në në gjysmëfinale. Saka kaloi miqtë në avantazh, para se Vinicius të barazonte përkohësisht. Në fund ishte Martinelli që vulosi suksesin e dytë për ‘Topçinjtë’.
Në Milano ishte Interi që mori një biletë për më tej duke eliminuar Bayern Munich. 2-2 u mbyll ndeshja, teksa zikaltërit kishin fituar 1-2 në Gjermani. Kane shënoi për miqtë, teksa Martinez dhe Pavard përmbysën ndeshjen, para se Dier të barazonte 2-2. Me rezultatin e përgjithshëm 4-3 Inter kalon më tej dhe gjen përballë Barcelonën.
Champions League, faza çerekfinale – Ndeshjet e kthimit:
E martë, 15 prill 2025 – 21:00
Aston Villa 3-2 PSG (1-3)
Dortmund 3-1 Barcelona (0-4)
E mërkurë, 16 prill 2025 – 21:00
Inter 2-2 Bayern Munich (2-1)
Real Madrid 1-2 Arsenal (0-3)
*Në kllapa () rezultatet e ndeshjeve të para