Të ftuar të gazetarit Arbër Hitaj kanë qenë avokati Zaçe Islami, anëtarja e PD, Alesia Balliu dhe gazetari Anri Bala, për dy nga çështjet e ditës, thirrjen në SPAK të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ish-deputetit të PD, Belind Këlliçi
‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, non grata s’i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!
Redaksia
26 Dhjetor, 17:51 | Përditesimi: 26 Dhjetor, 18:23
Share
Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit
Debat i fortë në Studio Live të REPORT TV për dy nga çështjet e ditës së sotme (26 Dhjetor), thirrjen në SPAK të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ish-deputetit të PD, Belind Këlliçi.
Të ftuar të gazetarit Arbër Hitaj kanë qenë avokati Zaçe Islami, anëtarja e PD, Alesia Balliu dhe gazetari Anri Bala.
Ata ndanë mendime të ndryshme për çështjet në fjalë, ku avokati dhe përfaqësuesja e opozitës e cilësuan “organizatë kriminale” dosjen “5D”, duke akuzuar për vjedhje dhe implikuar kryebashkiakun Veliaj, kurse gazetari Bala u shpreh se SPAK dhe GJKKO nuk kanë ngritur asnjë masë apo akuzë ndaj kryebashkiakut, sepse nuk ka fakte dhe ndaj tij nuk ka asnjë vepër penale.
Por për çështjen e Belind Këlliçit për falsifikimin e diplomës, pasurinë e partneres dhe foton me Donald Trump, dy të parët kthyen qëndrimin në mbrojtje ndaj ish-deputetit, kurse Bala ua vuri në dukje përsëri juridikisht këtë standart dyfish mendimi të tyre, duke deklaruar se “për të dy rastet, pa u shprehur Gjykata nuk mund të cilësohet fajtor një person’.
“Pa u vërtetuar, duhet të vërtetohet ajo që po heton SPAK”, tha avokati Islami për Këlliçin, kurse për Veliajn u shpreh ndryshe:
“Veliaj pretendon se i është bërë letër nga një person anonim, inekzistent, ne s’na duhet fare. Ne na intereson nëse qëndrojnë faktet dhe pretendimet. Ne jetojmë në diktaturë, e dimë atë punë. Ai duhet të tregojë nëse qëndrojnë apo jo”.
Anëtarja e PD, Balliu, tha se nuk mund t’i krahasosh çështjet.
“Nuk mund t’i krahasosh të dyja rastet bashkë. Kemi 5D që kanë vjedhur taksat e shqiptarëve. Nuk është e vërtetë për Këlliçin se ka falsifikuar diplomën, që është diçka që është personale e tij. Kurse këto janë lekët e qytetarëve shqiptarë. Nuk mund të krahasosh një organizatë kriminale me një falsifikim diplome”.
Bala ndau mendimin se nuk mund të nxitoheshin dhe një veprim të njëjtë të dy personave (shkuarja në SPAK), ta interpretonin me qëndrime të ndryshme, sepse duhej ndjekur llogjika juridike.
“A e kuptoni se po trullosni opinionin publik apo jo. Mbaheni pak profesionalisht këtë çështje, jo si në muhabete kafeneje. Debati vendoset mbi një llogjikë juridike. Unë mund ta kem edhe gabim. 5D dhe inceneratori i Tiranës e anashkalon zotin Veliaj, është SPAK që nuk e vendos në përgjegjësii, e nxjerrë nga përgjegjësia për aferën. Për Këlliçin nuk mund të flas për momentin, ai ka folur. Nuk e dimë se çfarë ka thënë për diplomën, foton me Trump sa është paguar apo ku shkon shpërdorimi”, tha ai.
Teksa dy të pranishmit në studio këmbëngulën se Veliaj ishte i implikuar te dosja 5D, Bala i kundërshtoi:
“Veliaj është përgjigjur sot për një tjetër çështje. Nëse do kishte fakt penal, si me të tjerët, përse nuk është vendosur masë për të? Pra PD nuk ndihmon PD duke njollosur zotin Veliaj. SPAK nuk ka ngritur masë ndaj Veliajt, sepse atje te shoqata rezulton se bashkëshortja është paguar me rrogë, pra nuk ka fakte. Deri tani nuk më tregon deri tani hetimi se Veliaj ka përgjegjësi penale. Moralisht po, por a e çon morali në burg zotin Veliaj? Atë se vendosim ne. Zoti Veliaj nuk ka asnjë masë, as nga SPAK as nga GJKKO, sepse nuk ka asnjë fakt që e përfshin deri tani”.