Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sot kreun e partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, Sali Berishën dhe Lulzim Bashën nga ‘Teatri i Kukullave’.
Rama ka publikuar një video në facebook, ku shfaqet Berisha me maskotën e bufit të kënetës dhe Basha me pizhama, i sapo çuar nga gjumi.
Kreu i qeverisë shfaq një dialog me ironi dhe sarkazma mes të treve (Lapaj-Berisha-Basha), ku është përfshirë edhe vetë në podiumin e një salle të mbushur duke mbajtur fjalim.
“MIRËMËNGJES, dhe duke i falenderuar dy të rinjtë që ma dërguan këtë krijim të bukur, për Bufin dhe shokët e tij, si edhe duke ua plotësuar dëshirën që ta ndaj me të gjithë ju, pikërisht në ditën tradicionale të Teatrit të Kukullave, ju uroj të diel të buzëqeshur”, shkruan Rama.
Dialogu në videon e animuar:
Berisha: Jemi këtu për t’i bindur të gjithë se unë jam ai që mund ta drejtojë Shqipërinë në Bashkimin Evropian.
Lapaj: Në rregull, po pse dukesh si ai gogol? Je maskuar?
Berisha: Përkundrazi, e hoqa maskën?
Lapaj: Habi e madhe, po çdo bëjmë tani?
Berisha: Dalim në skenë, vetëm të shpresojmë që… oh jo, paska hyrë përpara ky mafiozi…!
Rama: Vlerat e Shqipërisë janë vlerat e Bashkimit Europian dhe jam krenar që puna që kemi bërë së bashku po e sjell vendin tonë të dashur në këtë familje! (duke folur nga podiumi)
Lapaj: Duhet ta ndalim! Jepi! Shpërthe me ç’të vjen në gojë!
Berisha: Yhyhyhy…!
Nga salla: Kush e lejoi atë zog kënete aty?!
Lapaj: Nuk është zog kënete, është Sali Berisha!
Basha: Ahahaha… jam gjallë, menduar se më kishte ndodhur diçka, por jo, jam gjallë dhe tani është radha imë për të…
Berisha: Në fakt, unë e zura mat, por BE-ja është e shitur…!
Lapaj: Ti do më marrësh më qafë, si more Lulin…!