Ish zyrtari i PD, Elvi Fundo, i shfaqur si gazetar pas largimit të Berishës nga pushteti, i sulet me tubin e tij mediatik CNA çdo gazetari, analisti dhe politikani që mendon ndryshe nga psikozat e tij. Ditën e djeshme, Fundo, sulmoi me një shkrim mejhanesh dhe ‘vizash’ gazetarin Mero Baze. Përtej epiteteve të rakisë, Fundo, i njohur edhe si Vesho mallisti, shkruan se ‘po sjellim detaje për të kuptuar se si kalaja e llumit të korrupsionit paguar nga paratë e kompanive private, shkojnë te Mero sa nga koncesionet, sa nga vëllai i Erion Veliajt‘.
Një gazetar profesionist dhe i besueshëm duhet të sjellë prova për të mbështetur akuza të tilla. Në psikozën e tij, kushdo që shfaq një ndjeshmëri njerëzore për trajtimin jo njerëzor të Erion Veliajt në burg, apo që paraqet fakte për konfliktin e interesit, sjelljet jo etike dhe paligjshmërinë e mandatit të prokurorit të çështjes, është paguar nga Veliaj. Faktet e pretenduara për korrupsion do t’i shqyrtojnë dhe vlerësojnë gjykatat rrugës. Po flasim për një proces me standard të dyshishtë, me natyrë përndjekëse dhe praktikisht izolim në ’41 bis pa akuzë.
Prapaskena sjell edhe një herë në vëmendje fakte dhe prova, të cilët tregojnë se ish zyrtari i PD akuzon gazetarë dhe analistë për ato që ka bërë vetë. Elvi Fundo është pronar i portalit CNA, edhe pse kur del para gjykatës për shpifje dhe shantazhe thotë se nuk ka lidhje me CNA, duke ia faturuar njëfarë Xhovan Shytit.
Elvi Fundo është paguar nga vëllai i Erion Veliajt, Arbër Veliaj, për vite me radhë, përmes kompanisë së reklamave Gogel. Ky dokument tregon se Arbër Veliaj i ka dhënë Fundos çdo muaj 680 mijë lekë të vjetra.
Arbër Veliaj, gjithashtu objekt sulmesh shantazhuese nga Fundo, është pronar i vetëm i kompanisë së reklamave Gogel.
Interesant është fakti që Fundo raporton lajme edhe për lidhje të kompanisë One Albania me Bashkinë e Tiranës.
One Albania rezulton (shih dokumentin më sipër) se paguante Elvi Fundon me 2 mijë euro në muaj. Pasi One Albania ka ndërprerë pagesat, Fundo, nga lëpirje ndaj kompanisë, ka kaluar në sulme. Këto fakte tregojnë se lajmet që publikohen në gajden mediatike të Fundos nuk kanë lidhje me interesin publik, por reflektojnë pazaret e tij të prishura.
Në prill 2024, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u shpreh se ‘secili prej analistëve, ka kërkuar diçka në Bashkinë e Tiranës. E di ai çfarë ka kërkuar Ben Reli për atë portalin që nuk jepet leje në Kopshtin Zoologjik“, duke nënkuptuar se Fundo dhe Reli i kërkonin leje ndërtimi.
Faktet konfirmojnë pretendimin e Veliajt. Së pari, zyrat e televizioni (1+1) të Elvi Fundos ndodhen te pallati i biznesmenit Ben Reli pranë Kopshtit Botanit në Tiranë, çka tregon për interesat ekonomike mes tyre.
Së dyti, biznesmeni i skeduar dhe i dënuar për mashtrim me pasoja të rënda, ndërtim pa leje dhe falsifikime, Ben Reli, zotëron 100 % të aksioneve të kompanisë MONTRELUX, me nipt (M03708001S), me adresë Korçë, Drenovë, Moravë, Qendra Turistike ”Mali Moravës”, nr.1.
Referuar transaksioneve bankare, në bazë të faturës së lëshuar në datë 28 prill 2023, Ben Reli, me anë të komapnisë së tij Montrelux, i ka kaluar Elvi Fundos 9.4 milionë lekë vjetra ose rreth 9 mijë euro, përmes komapnisë City News Albania. Këto evidenca tregojnë një histori pazaresh dhe shantazhi për përfitime të paligjshme.
Vijojmë më tej. Elvi Fundo, përmes pusetës së tij mediatike ka akuzuar pa fakte gazetarë dhe artistë se kanë qenë spiunë të ish Sigurimit të Shtetit.
Edhe kjo akuzë pa fakte duket se reflekton psikozën e Elvi Fundos në raport me ish Sigurimin e Shtetit. Babai i tij Emil Fundo rezulton se ka qenë spiun i ish Sigurimit të Shtetit me pseudonimin ‘Voltmetri’. Sipas kartelës, Emil Fundo është rekrutuar si spiun i ish Sigurimit në vitin 1979.
Elvi Fundo, përmes kënetës së tij mediatike flet për media të paguara nga inceneratorët (pa përmedur Klan-in, Newsbomb etj), për korrupsion dhe pastrim parash. Kjo foto është thjeshtë një ilustrim se si numërohen paratë cash në zyrat e medias së tij nga administratori Xhovan Shyti. Janë para që nuk dihet se nga vijnë.
Gjithashtu ka ngritur një televizion me 200 mijë euro kapital, shumë e cila nuk mbulon as vlerën e pajisjeve.
Ish anëtari i bordeve publike gjatë qeverisjes së PD Elvi Fundo, vetëm gjatë 4 viteve të fundit, ka hedhur mijëra USD, para që nuk u dihet burimi, për të përndjekur, shantazhuar dhe denigruar gra dhe vajza, botues, analistë, gazetarë, prokurorë, drejtues policie etj.
Pra, çdo akuzë që bën ndaj të tjerëve pa fakte, për qëllime të caktuara, rezulton se e ka bërë vetë.
Së fundmi po sjellim edhe shtatë rastësi domethënëse.
-Ols Dado dhe Erjon Bani, prokurori dhe gjyqtari që burgosën Erion Veliajn, njëri deklaron se është certifikuar si filozof në Athinë, ndërsa tjetri deklaron se prindërit e tij kanë ndryshuar emrat duke i bërë grekë.
-Prokurori Ols Dado ktheu në akuzë kallëzimin eurodeputetit grek Fredi Beleri kundër Jorgo Goros për tjetërsimin e pronave të pretenduara si të grekëve në Himarë.
-Dosja kundër Veliaj, çështë e vërteta, nuk ka nisur nga Nesti Angoni, por nga dosja e Jorgo Goros. Adela Kondakçiu, financierja e Ajola Xoxës, bashkëshortes së Erion Veliajt, është njëkohësisht dhe financierja e Artan Gaçit dhe bashkëshortes së tij, Olta Xhaçka, pjesë e dosjes së Goros. Kondakçiu del në të dy dosjet e SPAK, se ajo ka “çelësat” e financave të dy sipërmarrësve Xoxa dhe Gaçi.
-Elvi Fundo ka punuar vullnetar për OJF-në e priftit grek në Korçë, Papa Janisi, të cilin më pas e nxorri pedofil dhe akuzohet se i vuri gjobë. Përmes tij ka marrë edhe pasaportën greke. Papa Janisi (Papa Jani), emri i vërtetë i të cilit është Elefetrios Karakatis, kishte krijuar një vatër prostitucioni me djem të rinj në Korçë, të cilët i paguante nga 100 deri në 300 euro. Papa Janisi, në prehrin e të cilit është rtitur Fundo, organizonte orgji me djem në Korçë.
-Një ministre e qeverisë, e cila është financuesja kryesore e Fundos me partë publike, ka një të shkuar të tejet të paqartë në Greqi.
-Ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj, me avokat mediatik Fundon, u arratis pikërisht nga Greqia për t’i shpëtuar arrestimit nga SPAK-u.
Për muaj me radhë, Fundo sulmonte gazetarë, analistë dhe prokurorë, madje edhe vetë kreun e SPAK-ut Altin Dumanin, për llogari të Arben Ahmetajt.
-Kreu i PDBDNJ-së Vangjel Dule abstenoi, duke u shprehur kundër arrestimit të Ahmetajt në Kuvend. Përveçse shokë klase, Dule dhe Ahmetaj u zhvendos bashkë në Greqi në korrik të vitit 1991. Dule Deklarohet si grek i pastër, ndonëse e vërteta është se Dule është me rrënjë vlleh nga Gumenica dhe se të parët e tij erdhën në Goranxi si shërbëtor të bejlerëve shqiptarë nga Çamëria në vitet 1820.