Ish-zv/ministri i Arsimit, Taulant Muka thotë se në pjesën dedikuar arsimit në Shqipëri, në raportin e publikuar sot nga Komisionit Evropian, theksohet se Qeveria nuk i plotësuar rekomandimet e bëra vitin e kaluar.
Muka e konsideron këtë raport një shuplakë për Ministrinë e Arsimit dhe veçanërisht për ministren Besa Shahini.
“Raporti i Komisionit Europian (KE) sot ishte një shuplakë për Ministrinë e Arsimit dhe veçanërisht për Besa Shahinin!
KE në raportin dedikuar arsimit raporton se Qeveria nuk i ka plotësuar rekomandimet e bëra vjet nga KE, dhe se qeveria ka ndërmarrë hapa të ngadalta në reformën e Arsimit të Lartë.
Gjithashtu, KE në linjë me kërkesat e studentëve, vlerëson se buxheti dedikuar arsimit dhe shkencës në Shqipëri është shumë i ulët dhe duhet të rritet!
Për më tepër, raporti kritikon kurrikulën e re në sistemin para universitar e cila nuk i përshtatet përgatitjes që mësuesit kanë dhe nuk është harmonizuar me kurrikulat universitare”, shprehet Muka.