Një skandal i rëndë ka përfshirë Shkollën e Magjistraturës, duke minuar besimin e publikut tek drejtësia. Gjatë zhvillimit të provimit përfundimtar në datat 30 qershor 2024 dhe 1 korrik 2024, për kandidatët për magjistratë të vitit akademik 2023-2024, në Shkollën e Magjistraturës, janë kapur duke kopjuar. Kopjimi është vjedhje. Dhe kur vjedhin ende pa marrë çekiçin në dorë, imagjinoni se çfarë bëjnë këta kur të bëhen prokurorë dhe gjyqtarë.
Në përfundim të orës së rregullt, kandidatët janë nxjerrë nga sallat ku zhvillonin provimin dhe janë nxjerrë në korridor. Ata kanë pasur liri të lëvizin nëpër korridoret e shkollës dhe pastaj kanë hyrë nëpër salla, janë ulur në laptopët e tyre për të printuar tezën.
Kandidatët kanë qenë të monitoruar gjatë tëre kohës me kamera, të cilat janë vënë në të gjitha sallat e shkollës. Nga kamerat e vëna nëpër salla janë vënë re shumë sjellje të parregullta të kandidatëve, të cilët pasi kanë parë çelsin e zgjidhjes, janë munduar të rregullojnë sa mundet përgjigjet e tyre të hartuara më parë.
⦁ Kandidati Donald Kota
Kota është çuar nga vendi i tij dhe ka dalë nga salla në orën 10:41. Ka hyrë përsëri në sallë në orën 10:43 dhe pasi ka qëndruar disa çaste në këtë sallë, në orën 10:45 është ulur në vendin e tij dhe ka filluar të shkruajë. Ka shkruar deri në orën 10:49 dhe është larguar përsëri nga salla, duke marrë me vete edhe një fletë që janë pyetjet e tezës. Ai është kthyer përsëri në sallë në orën 11:07:50 dhe është ulur në vendin e tij në orën 11:08:48. Ka filluar të shkruajë dhe ka printuar tezën e punuar në kompjuter në orën 11:10 dhe e ka futur në zarf. Në orën 11:11 duket se nxjerr nga xhepi fletën me pyetjet që e kishte marrë me vete në momentin që doli nga salla në orën 10:49. Ka filluar të shkruajë duke parë shënimet që ka në të. Ka printuar përfundimisht në orën 11:15, ka nxjerrë tezën që kishte printuar më parë dhe fut përsëri atë që printoi së fundmi.
⦁ Kandidatja Klobeta Zylyfi duket se vijon të shkruajë qetësisht edhe pas përfundimit të kohës së rregullt të pjesës së parë të provimit deri në orën 10:50:34, kohë kur kandidatët e tjerë ishin detyruar nga monitoruesit ose pedagogu anëtar i komisionit që të dilnin nga salla. Në këtë kohë ajo duket të largohet nga salla duke mbajtur në dorë kodin penal dhe kodin e procedurës penale së bashku me fletën e pyetjeve. Ëstë kthyer në sallë dhe është ulur përsëri në vendin e saj në orën 11:05:05. Ka filluar të shkruajë pa u shqetësuar deri në orën 11:15. Është kthyer në sallë në orën 11:22:59, duke u ulur në vendin e saj tashmë për të filluar pjesa e dytë për lëndën e drejtë civile/ procedurë civile. Shihet të shkruajë në laptop, megjithëse teza e së drejtës civile/procedurë civile nuk ishte shpërndarë akoma për rreth 3 minuta. Edhe në përfundim të pjesës së dytë të provimit, kur kandidatët e tjerë janë detyruar të rrinë në këmbë, pa shkruar më, pas përfundimit të kohës së rregullt, ajo ka vijuar të shkruajë. Ka printuar tezën e drejtë civile/procedurë civile në orën 12:53:32 dhe ka shkuar ta marrë atë tek printeri i vendosur në krye të sallës. Qëndron dhe bisedon me një kolege dhe pasi merr tezën e printuar, qëndron përsëri duket biseduar me të. Kthehet në vendin e saj në orën 12.54:20 dhe pasi sheh përgjigjet e saj, i jep tezën e printuar monitorueses së sallës dhe vijon të shkruajë përsëri në kompjuter. Duket që lëviz lirisht në sallë pa u penguar nga askush. E printon tezën përsëri, pas disa modifikimeve në orën 12:56:46.
⦁ Kandidatja Irma Velo, e cila ishte e ulur në një cep të kësaj salle, duket që çohet nga vendi i vet në orën 10:40:33, kur kandidatët e tjerë akoma po shkruanin dhe nuk kishte mbaruar koha e provimit. Ajo duket që çohet pa e printuar tezën me përgjigjet e punuara prej saj dhe largohet nga salla. Normalisht, nëse do kishte mbaruar së punuari tezën e saj, duhet që ta kishte printuar atë dhe pastaj të largohej nga salla, gjë që rezulton se nuk e ka bërë. Është kthyer në sallë më vonë dhe është ulur në vendin e saj në orën 11:07.
⦁ Kandidatja Migena Kurti ka dalë nga salla në orën 10:42 dhe është kryer përsëri në sallë në orën 11:08. Vepron në kompjuter dhe shihet që të modifikojë tezën e saj. del përfundimisht nga salla në orën 11:19. Pas përfundimit të tezës së te drejtës penale dhe procedurale penale, ka filluar faza tjetër për lëndën e drejtë civile/ procedurë civile. Në fund, kur ka përfunduar edhe kjo fazë, ajo duket se ka printuar në orën 12:58, por duket se ka vijuar të modifikojë akoma tezat. Në orën 13:00, një prej monitorueseve të sallës gris dicka të marrë nga Migena Kurti dhe duket se printon përsëri një tezë të Migenës.
⦁ Një kandidat tjetër i kësaj salle, Artili Mandro, në orën 10:43 ka printuar tezën e punuar prej tij, e fut në zarf dhe largohet nga salla. Kthehet përsëri në sallë, ulet në vendin e tij dhe fillon të shkruajë. Në orën 11:05 i jep zarfin me tezën tashmë të printuar një monitoruese në sallë, e cila e gris dhe ai e printon përsëri, duke e futur në një zarf të ri. Artili Mando u refuzua për t’u pranuar në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2021, pasi ka mamanë pedagode të brendshme në Shkollën e Magjistraturës, Arta Mandro, e cila është edhe anëtare e KLP-së. Një vit më vonë, Artili Mandro e gjeti shtegun. Shumë shpejt do t’a kemi gjyqtar.
SALLA 4 data 30 qershor
Kështu, në sallën 4 të kësaj Shkolle, ku janë ulur rreth 13 kandidatë, rezulton se ata kanë qenë që në fillim të provimit për një kohë relativisht të gjatë pa monitorim, pasi monitoruesja e vënë nga Shkolla, nuk qëndronte në klasë, sidomos gjatë kohës 9:31 deri më 9:52.
Në orën 10:42-10:43 ka mbaruar koha e rregullt, kandidatët janë çuar nga vendet e tyre dhe kanë dalë nga salla.
⦁ Në sallë ka qëndruar pa lëvizuar dhe pa u detyruar fare nga monitoruesja e sallës që të dalë jashtë si kandidatët e tjerë, Jola Sado, e cila ka vijuar të punojë e qetë. Ajo ka punuar e qetë deri në orën 10:54, duke përfituar jo pak kohë nga koha e rregullt dhe duke kominikuar lehtësisht në sallë me kandidatët e tjerë që hynin dhe dilnin. Jola Sado rezulton të jetë e afërme me kancelaren e Shkollës.
⦁ Kështu, pasi kandidatët kanë dalë nga salla, shihet që hyn në sallë kandidati Ferdi Grapshi në orën 10:52 dhe e ka printuar atë nga të dyja anët, e cilësuar kjo si shenjë nga Shkolla, pasi kandidatët nuk duhet të kishin asnjë shenjë të dallueshme të tezës së tyre. Në fakt ai është vënë re të shkruajë në laptop edhe kur ka filluar pjesa e dytë e provimit për lëndën e drejtë civile/ procedurë civile, pa u shpërndarë akoma teza dhe kandidatët nuk kishin asnjë arsye përse të shkruanin në kompjuter.
⦁ Kandidatja Iva Hoxha ka dalë nga salla në orën 10:43:52 dhe është kthyer në orën 10:50:07. Ajo fillon të shkruajë e qetë dhe duke u lejuar nga monitoruesja e sallës, përsëri në tezën që presupozohet të kishte përfunduar. Madje shihet që hap herë pas here dhe kodin penal dhe kodin e procedurës penale. Përfundimisht e printon tezën në orën 10:57, pra 7 minuta pasi ishte ulur në laptop, ku prezumohej se vetëm duhet ta printonte.
⦁ Kandidatja Teuta Pisku del nga salla në orën 10:46:38 dhe hyn përsëri në orën 10:49:36. Ajo fillon të shkruajë qetësisht dhe herë pas here konsultohet edhe me kodin penal dhe atë të procedurës penale. Printon tezën në orën 10:57 dhe largohet nga salla.
⦁ Kandidatja Elida Grabovari është larguar nga salla në orën 10:44:08 dhe hyn në orën 10:50. Ajo fillon të shkruajë përsëri në laptop dhe rezulton të ketë printuar në orën 10:52 dhe më pas është larguar nga salla.
⦁ Kandidatja Anisa Giu është larguar nga salla në orën 10:43 dhe është kthyer në orën 10:48:22. Ajo ka filluar të shkruajë përsëri dhe ka printuar përfundimisht në orën 10:50.
⦁ Kandidatja Zamira Lila është larguar nga salla rreth orës 10:43 dhe është kthyer në orën 10:50. Pasi është ulur në vendin e saj ka filluar të shkruajë deri në orën 10:55.
⦁ Kandidatja Ilda Shebegu ka dalë si kandidatët e tjerë rreth orës 10:43 dhe është kthyer në orën 10:48. Ka filluar të punojë qetësisht duke u konsultuar herë pas here dhe me kodin penal dhe atë të procedurës penale. Ka printuar përfundimisht në orën 10:57.
⦁ Kandidatja Ilva Hamzaj është larguar dhe është rikthyer në sallë në orën 10:44. Ka filluar të shkruajë dhe ka printuar në orën 10:46.
⦁ Kandidatja Alba Meta ka dalë dhe ka hyrë përsëri në sallë në orën 10:45:45. Ka filluar të shkruajë përsëri dhe ka printuar tezën në orën 10:53.