Enno Bozdo njihet për servilizmin e tij ndaj shefit të radhës. E ka bërë dikur me Pollon, e bënte me Bashën deri në neveri dhe e zëvendësoi me Berishën, derisa i ‘fitoi’ zemrën dhe e vendosi të parin në Berat.
Por çfarë i ofron Bozdo Beratit? Cila është lidhja dhe alternativa e tij me këtë qytet të vjetër?
Praktikisht asgjë. Përveçse nuk po zhvillon dot fushatë dhe nuk po e presin njerëzit në asnjë vend, Bozdo u shfaq një ditë më parë gjatë takimit të Berishës në Berat në variantin e tij prej servili ekstrem.
Enno i tejkalon të tërë duke postuar foto të personalizuar në facebook me Agron Kuliçajn, ish-kryebadigardin e dikurshëm të Berishës .
Se çfarë roli dhe pozicioni ka sot Kuliçaj në PD, kjo nuk dihet, por se përse i duhet Beratit një foto e Bozdos me Agron Kuliçajn, përveçse me servilizmin e Enno Bozdos ndaj Sali Berishës, nuk mund të shpjegohet dhe interpretohet ndryshe.
Tani, në fund të këtij shkrimi, se këta thonë se pse nuk fiton PD-ja në Berat! Po si mund të fitojë PD-ja në Berat dhe në qytete të tjera, ku në vend të njerëzve të punës dhe me dinjitet, Saliu i ofron kandidatura që nuk postojnë foto me të në facebook, por një shkallë më poshtë: postojnë foto me badigardët e tij për t’i bërë qejfin Shefit të madh.