Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan u shfaq në momente tepër të vështira gjatë takimit me homologun moldav, Igor Dodon.
Kamerat fokusuan disa momente përgjumjeje të kreut të shtetit turk, teksa homologu i Moldavisë fliste.
Tre herë brenda pak minutave Erdoganit 64-vjeçar iu mbyllën sytë në përgjumje.
Konferenca e përbashkët për shtyp u zhvillua në ditën e dytë të vizitës së presidentit turk në Moldavi, ku në fokus ishte thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve.
Dy vendet janë miqësuar ndjeshëm edhe pas arrestimit nga Moldavia të disa mbështetësve të klerikut Fetullah Gylen, organizatat e të cilit Turqia i konsideron terroriste.
https://twitter.com/twitter/statuses/1052566686937812992